Qeveritarët në Shkup kanë pranuar se shtyrja e procesit të regjistrimit të popullsisë është e pashmangshme.

Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi ka deklaruar se mbajtja e këtij procesi është vënë në pikëpyetje për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të parakohshme.

“Duke pasur parasysh faktin se po krijohet atmosferë parazgjedhore, ne konsiderojmë se zgjedhjet dhe regjistrimi nuk mund të bëhen njëkohësisht pasi administrata nuk mund të punojë paralelisht dhe të ketë procese kualitative”, ka deklaruar Ademi.

Ndërkohë, partitë shqiptare kërkojnë që regjistrimi të shtyhet për në verë, pasi në këtë periudhë emigrantët shqiptarë kthehen nga mërgimi.

Top Channel