Kosova vazhdon të jetë një vend tranzit i drogës afgane drejt vendeve të Evropës perëndimore.

Është ky vlerësimi që bën për shtetin e ri raporti vjetor i Departamentit amerikan të Shtetit, mbi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në raport vihet theksi tek vështirësitë që kanë autoritetet kosovare në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Ndërkohë që shprehet shqetësimi për shtimin e prodhimit të drogës në territorin kosovar.

Top Channel