Bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës i ka nxitur edhe Moska. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha gjatë një konference shtypi në Gjenevë, se ne presim sa më parë të hapen bisedimet, ndoshta që këtë muaj, për të krijuar një rajon më të sigurtë e më të qetë.

Pytjes së Top Channel se cfarë pret nga bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati rus është përgjigur se ka ardhur koha për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve në të mirë të perspektivës së rajonit dhe se shpresonte që nisja e bisedimeve të fillonte këtë muaj.

Lavrov ritheksoi edhe njëherë qendrimin rus se zgjidhja e cështjes së Kosovës është e mundur vetëm nëpërmjet bisedimeve sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit.

Top Channel