Bisedimet e reja mes Prishtinës dhe Beogradit mund të fillojnë më datë 8 mars, pra javën e ardhshme.

Lajmin e bën të ditur gazeta online “Telegraf”, e cila citon ministrin e Brendshem të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Më 8 mars do të mbahet një takim në Bruksel”, ka deklaruar Rexhepi, pa dhënë detaje të tjera.

Për cështjen e bisedimeve me Serbinë pritet që Parlamenti i Kosovës të miratojë së shpejti edhe një rezolutë, për përcaktimin e temave që do të diskutohen.

Qeveria kosovare ka deklaruar se pjesë e dialogut do të jenë vetëm cështjet praktike, që kanë të bëjnë me jetesën e qytetarëve, ndërsa ajo serbe insiston edhe për cështje politike.

Top Channel