Kosovari 21-vjecar që sulmoi dje në Frankfurt autobusin me ushtarë amerikanë, Arid Uka, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë.

Lajmin e bën të ditur prestigjozja gjermane “Bild”, e cila iu referohet autoriteteve policore lokale.

Sipas “Bild”, agjentët po hetojnë në pistën e terrorizmit, edhe pse deri tani nuk ka rezultuar që 21-vjecari, i njohur ndryshe me emrin Abu Reyan, të ketë vepruar i mbështetur nga organizata islamike.

I njëjti burim shton më tej se gjatë mbrëmjes së djeshme agjentët gjermanë kanë bastisur shtëpinë e familjes Uka në Frankfurt.

Nga atentati me armë zjarri dy pilotë të ushtrisë amerikane humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Top Channel