Truri, 5 minuta për tu zgjuar

02/03/2011 12:25

Truri i njeriut kërkon 5 minuta për tu “zgjuar” në mëngjes pas një gjumi të mirë natën.

Shkencëtarët italianë kanë zbuluar shkakun e “dembelizmit” të trurit tonë. Aktiviteti i pakët i zonave të ndryshme cerebrale gjatë gjumit shkakton efikasitet të ulët në momentet e para të zgjimit.

“Truri ynë nuk “zgjohet” i gjithi në të njëjtën kohë. Disa pjesë të tij janë ende zgjuar kur ne jemi në gjumë ashtu si edhe pjesë të tjera janë ende në gjumë kur ne tashmë jemi zgjuar”, shpjegon Luigi de Gennaro, shefi i këtij studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA