Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci priti sot në një takim komandantin e trupave të KFOR-it, gjeneralin Erhard Byhler.

Takimi vjen vetëm dy ditë pas nisjes së reduktimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare në shtetin e ri të Ballkanit.

Sipas mediave kosovare, Thaci dhe Byhler janë shprehur të të njëjtit mendim se situata në Kosovë është e qetë dhe e qendrueshme, gjë që sipas tyre ka mundësuar reduktimin e KFOR-it.

Nga ana e tij, Byhler ka premtuar rritjen e përfshirjes së FSK-së në operacione, ndërkohë që ka vlerësuar bashkëpunimin me qeverinë.

Pak ditë më parë, në një intervistë për një të përditshme kosovare, Byhler shprehej se situata më e cënuar në Kosovë është në veri, ku sipas tij në vitet e fundit janë instaluar organizatat kriminale.

Top Channel