Sheen privohet nga kujdestaria e fëmijëve

02/03/2011 16:10

Policia morri nga Charlie Sheen dy djemtë e tij binjakë, për shkak të frikës se sjellja e 45-vjeçarit nuk ishte e denjë dhe mund të dëmtonte fëmijët e tij.

Me kërkesë të nënës së fëmijëve, ish-bashkëshortes së Sheen, Brooke Mueller, policia zbatoi mandatin e dhënë nga një gjykatë, pasi aktori u shfaq në një fotografi me dy prej tre të dashurave të tij dhe dy djemtë.

Njëra prej vajzave që po kujdesej në foto për fëmijët është një pornostar me famë botërore. Në disa foto të tjera, ku shfaqeshin edhe djemtë, Sheen puthte me radhë të dy vajzat.

Në një deklaratë të bërë për ish-bashkëshortin e saj, Mueller deklaroi: “Jam shumë e shqetësuar për gjendjen aktuale mendore të Sheen.

Kam frikë se do të më gjejë dhe do të më sulmojë, ndërsa jam gjithashtu shumë e shqetësuar për sigurinë e djemve, kur ata vizitojnë babain e tyre”.

Në bazë të urdhëresës aktuale, Sheen është privuar nga kujdestaria e fëmijëve deri sa një gjykatë të marrë një vendim të dytë, ndërsa atij i ndalohet t’i afrohet më shumë se 100 metra dy djemve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA