Sheen kërkon 320 milion $ dëmshpërblim

02/03/2011 20:30

Charlie Sheen, aktori më i paguar në televizionin amerikan, ka vendosur të dërgojë në gjyq një kërkesë për një dëmshpërblim marramendës prej 320 milion dollarësh, prej rrjetit CBS.

Motivi përse aktori do të ngrejë këtë padi lidhet me ndërprerjen e serialit “Two and half man”, ku me paraqitjen e tij, Sheen fitonte dy milion dollarë për seri.

Sipas argumentimit të aktorit, ndërprerja e xhirimeve nuk mund të justifikohet me komentet ofenduese të tij ndaj regjizorit dhe producentit të serialit.

45-vjeçari i zhytur në një spirale skandalesh droge, seksi dhe alkooli, informoi gjithashtu se do të kërkojë nga tre milion dollarë për seri, nëse do t’i kërkohet që të rikthehet në xhirime.

Ndonëse 320 milion dollarë është një shifër shumë e ekzagjeruar, Sheen theksoi se “ka mbetur pa punë dhe se ka një familje për të mbajtur”.

Top Channel