Kryeprokurori serb për krimet e luftës, Vladimir Vukcevic ka deklaruar se mirëpret përfshirjen e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, në trafikun e organeve.

“E mbështes nismën e Del Ponte për të ndihmuar hetimet për trafik organesh, që duhet të kryhen nga një institucion i pavarur”, ka pohuar Vukcevic.

Reagimi i tij vjen një ditë pas deklaratës së Del Ponte për një të përditshme zvicerane, se po përpiqet të përfshihet në hetimin e akuzave të Dick Marty.

Ish-kryeprokurorja shprehej se në këtë drejtim do të shihet vullneti politik i BE dhe gatishmëria e SHBA për të mbështetur hetimet.

Top Channel