Një rrrëshqitje masive toke në Bolivi për shkak të shirave të shumta, ka lënë mijëra persona të pastrehë.
Të paktën 4 mijë bolivianë, banorë të periferisë së kryeqytetit La Paz panë t’u shkatërrohej gjithcka brenda pak sekondave. Fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Presidenti vendas, Evo Morales deklaroi se dicka po ndryshon në planet dhe premtoi për ndihmë të menjëhershme ndaj personave të pastrehë.
Ndërtimet në zonat e ngritura në periferi të La Pazit kanë qenë gjithmonë me rrezikshmëri të lartë nga terreni i paqendrueshëm, por për shkak të zgjerimit të kryeqytetit, që vitet e fundit ka dalë jashtë luginës në të cilën u themelua në vitin 1548, kontrolli i tyre është bërë tejet i vështirë për autoritetet.
Top Channel