Oman, protestat në ditën e katërt
02/03/2011 00:40
Për të katërtën ditë me radhë protestuesit dolën në rrugët e Omanit duke kërkuar reforma e më shumë punë në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve të Omanit ditën e martë me mijëra protestues u mblodhën në rrugët e qytetit të Soharit në një manifestim paqësor. Ata bllokuan rrugët që lidhin vendin me portin dhe zonat industriale duke kërkuar reforma që të sjellin më shumë vende pune.
Protestat anti-qeveritare paqësore vazhdojnë, pavarësisht urdhërit të sulltanit ditën e hënë për të hapur 50 mijë vende pune e për të trajtuar me asistencë sociale të gjithë ata persona që mbeten pa punë.
Top Channel