Në pranga ‘imazhi’ i FARC

02/03/2011 02:10

Shërbimet sekrete kolumbiane arrestuan Jahsmit Andrea Velez Moncada, e njohur në vend por edhe jashtë, si ‘modelja’ e rebelëve të FARC-ut.

Jahsmit akuzohet për një sërë krimesh, përfshirë edhe vrasje në rrethana të rënduara. Ajo u ndalua nga shërbimet sekrete në një operacion arrestimi të kryer në qytetin e Pereiras.  

Mancada, e bashkuar me FARC që në moshën 15 vjecare, u zgjodh prej grupit rebel kolumbian si imazhi i Forcave Revolucionare. Shpejt ajo u kthye në një simbol të luftës së armatosur dhe fotot e saj bënë bujë, jo vetëm brenda Kolumbisë, por edhe jashtë saj.

Por pikërisht këto foto tërhoqën edhe vëmendjen e hetuesve, të cilët pohojnë se kanë dëshmi që tregojnë se ajo ka marrë pjesë në disa atentate nga viti 2002 deri në vitin 2007, vit kur edhe deklaroi se ishte tërhequr prej rebelëve të FARC-ut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA