Akademikët në Kosovë kanë kërkuar shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ndryshimin e ligjit.

Ata janë shprehur se, ashtu sic është parashikuar, ky proces do të lërë jashtë listave shumë njerëz që nuk do të jene në vendin e tyre në momentin e regjistrimit.

Ndërkohë, lidhur me cështjen kanë reaguar edhe autoritetet kosovare, të cilat janë shprehur për një proces sipas standarteve ndërkombëtare.

“Regjistirmi duhet bërë sipas standarteve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ndërsa zëvendëskryeministri Hajredin Kuci është shprehur se qeveria do të respektojë vendimet e Kuvendit të Kosovës.

Top Channel