Komisioni Evropian ka miratuar sot raportin lidhur me progresin e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Në raport Brukseli vlerëson se vendi ballkanas duhet të bëjë reforma më të thella në fushën e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Hina”, raporti e vë theksin gjithashtu tek nevoja e mbrojtjes së pakicave dhe tek e drejta e kthimit të refugjatëve.

Burimi mediatik saktëson më tej se, deri tani Kroacia ka përmbushur 28 nga 35 kapitujt e procesit të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Top Channel