Kosova dhe Bashkimi Evropian kanë nisur bisedimet mbi fillimin e dialogut teknik që pritet të nisë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas mediave kosovare, kryenegociatorja Edita Tahiri është takuar sot me Robert Cooper, zyrtar i lartë në kabinetin e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton.

Sipas burimeve, dy zyrtarët janë shprehur njëzëri se përgatitjet për dialogun janë në rrugën e duhur.

Por nga ana tjetër, nuk është dhënë asnjë sqarim mbi synimin e Serbisë që në këto bisedime të diskutohet edhe cështja e statusit të Kosovës, që për Beogradin mbetet e pazgjidhur.

Top Channel