Tunizi, legalizohet grupimi islamik

01/03/2011 15:40

Qeveria e përkoheshme e Tunizisë shpalli legalizimin e grupit islamik Ennahda, i cili ishte rreptësisht i ndaluar në kohën e presidentit Zine al-Abidine Ben Ali.

Vendimi i marrë gjatë mesditës do të lejojë Ennahda-n që të paraqitet si një parti politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë, dy ministria të tjerë lajmëruan për largimin e tyre nga qeveria, duke e çuar në pesë numrin e antarëve të kabinetit që dhanë dorëheqjen gjatë javës.

Grupet e të drejtave të njeriut i kërkojnë aktivikisht qeverisë së Tunizit që të hetojë mbi vdekjen e protestuesve, gjatë revoltave anti Ben Ali.

Më shumë se 140 persona besohet se humbën jetën gjatë protestave dhe “Amnesty International” kërkon që qeveria të vendosë përpara ligjit fajtorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB