Sheen, foto me djemtë dhe dy të dashurat

01/03/2011 16:50

Është e vështirë të imagjinosh një foto më të çuditshme familjare se ajo e aktorit Charlie Sheen me dy djemtë dhe me dy të dashurat e tij.

Pornstari Bree Ilson dhe e dashura e dytë Natalie Kenly, ishin ulur në një divan dhe përkujdesesshin për dy djemtë e Sheen-it nga një martesë e mëparshme, në fotografinë e shfaqur një ditë më parë në shtypin amerikan.

Ndërkohë, aktori 45-vjeçar dukej tërësisht i kënaqur, pavarësisht se ka ngjallur shumë polemika pas deklaratave ofenduese ndaj regjizorit të komedisë “Two and a half man”, fjalë që çuan në anullimin e xhirimeve.

Në një intervistë që pasoi seancën e fotografive, babai i pesë fëmijëve në tre martesa të ndryshme sqaroi edhe filozofinë e tij të veçantë të të qënit prind.

”Unë përpiqem t’i mësoj me shembuj fëmijëve të mi se çfarë është e mira dhe se çfarë është e keqja. Nëse koncepti im për të mirën dhe të keqen është pak më i ndryshëm se ai që kanë njerëzit në përgjithësi, atëherë edhe fëmijët e mi do të jenë ndryshe”.

Top Channel