Procedurat e zgjedhjes së presidentit dhe protokolli që u ndoq vazhdon të komentohet ende në Prishtinë.

Vëzhguesit konstatojnë se pas votimit nuk u respektua asnjë protokoll, shkelja e të cilit coi madje në uljen e presidentit në karrigen e deputetit e më pas edhe pjesëmarrjen e tij në votimin qeverisë së re.

Protokolli parashikon vendosjen e himnit të vendit pas zgjedhjes së presidentit të shteti dhe vendosjen e karriges së tij pranë asaj të kryeministrit. Asnjë nga këto hapa nuk u ndoq. Zoti Pacolli u detyrua të ulet në karrigen e deputetit pasi nuk kishte ku të ulej.

Por shkeljet e protokollit shkojnë edhe më tej, me përjashtim të mbrojtjes fizike të kreu të shtetit, asgjë tjetër nuk ishtë përgatitur.

Kryetari i Kuvendit duhet të drejtonte pjesën tjetër të ceremonisë që do të vijonte në rezidencën presidenciale. Kështu, duke shkellur cdo procedurë, Kuvendi votoi menjëherë qeverinë, ku mori pjesë edhe Presidenti i Shtetit, veprim ky që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Në presidencë thonë se gjithcka ishte përgatitur për të dështuar zgjedhja e presidentit për ta cuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, e jo për të krijuar institucionet.

Top Channel