Nelly Furtado nuk do paratë e Gedafit

01/03/2011 13:50

Nelly Furtado ka marrë 1 milionë dollarë nga kolonel Gaddafi për një performancë private në vitin 2007, para të cilat do i japë për bamirësi.

Këngëtarja kanadeze mori këtë shifër për 45 minutat në të cilat këndoi live për liderin libian dhe stafin e tij në një hotel në Itali.

32-vjeçarja ka bërë të ditur se këto para do t’i japë për bamirësi.

“Në vitin 2007 kam marrë 1 milionë dollarë nga Gedafi për një performancë 45 minutëshe për të dhe të ftuarit e tij në një hotel në Itali. Këto para do të shkojnë për bamirësi”, shkroi Furtado në ‘Twitter’.

Këngëtarja nuk theksoi se ku do të shkonin saktësisht këto para.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB