Mendes, ambasadorja e mahnitshme e Reebook

01/03/2011 17:20

Aktorja hollivudiane, Eva Mendes, dukej e mahniteshme, ndërsa është shndërruar në ambasadoren e re të “Reebook Easytone”.

Duke reklamuar veshjet dhe këpucët e reja sportive të kompanisë, aktorja me origjinë latine tregoi format e saj të mrekullueshme dhe trupin veçanërisht të tonifikuar.

Në fotografitë e bërë gjatë xhirimeve, figurojnë disa imazhe sensuale të aktores pranë një pishine.

Mendes fitoi famë disa vjet më parë, falë paraqitjes së saj në disa filma dhe pasi deklaroi se kishte kryer marrëdhënie seksuale në çdo shtet të SHBA-së.

Top Channel