Lohan: Do të rehabilitoj imazhin tim

01/03/2011 17:35

Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, duke folur mbrëmë në një intervistë televizive, u shpreh e vendosur që të rikthejë jetën e saj në rrugën e duhur.

24-vjeçarja kaloi katër muaj në një qendër rehabilitimi nga shtatori në janar, pasi shkeli vendimin e lirimit me kusht, duke përdorur substanca narkotike.

Pak pas daljes nga qëndra e izolimit, Lindsay u vendos në qendër të vëmendjes, me akuzat se vodhi një gjerdan të artë me vlerë 2 500 dollarë, nga një argjendari në Los Anxhelos.

”I kam vendosur vetes objektiva për rehabilitimin tim dhe po arrij t’i realizoj pak nga pak. Dua të vazhdoj kështu në këtë rrugë, pasi jam e vendosur që të rehabilitoj imazhin tim”, deklaroi Lohan gjatë intervistës.

Top Channel