Libi, qytetet e cliruara

01/03/2011 12:55

Kur qytetarët në Benghazi dëgjuan kolonel Gaddafi-n t’i akuzonte se ishin nën efektin e drogës ose se mbështesnin Al Kaedën, ata thjesht qeshën.

Vetë koloneli ka shtypur në formë të dhunshme protesta të zhvilluara në të kaluarën në këtë qytet, por edhe ka dobësuar ushtrinë e tij pasi dyshonte për besnikërinë e saj.

Gjithashtu, lideri libik duket se nuk ka shumë besim tek populli i tij.

Situata në Benghazi po bëhet gjithmonë e më shumë nervoze, teksa Gaddafi vazhdon të mbajë dhe mundësisht të shtrijë kontrollin e tij në jug dhe perëndim të Libisë.

Atje nuk ka lëvizje të koordinuara ushtarake për të dërguar trupat e opozitës në Tripoli, por grupe të vogla vullnetarësh po drejtohen për në perëndim.

Me lajmet për një sulm ajror dhe për ardhjen e më shumë mercenarëve të huaj, shumica e qytetarëve do ta vlerësonin vendosjen e një “no-fly zone”, edhe pse ata janë të ndarë përsa i përket ardhjes së trupave ushtarake të huaja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA