E marta është dita e fundit kur partitë politike në Kosovë do të mund të dorëzojnë ankesat e tyre ndaj mënyrës së zgjedhjes së presidentit dhe votimit që ai i bëri më pas qeverisë së Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave partitë opozitare LDK dhe AAK kanë harmonizuar qëndrimet e tyre dhe do t’i adresojnë ato në Gjykatën Kushtetuese.

Dy subjektet janë të bindura se zgjedhja e Pacollit është bërë duke shkelur Kushtetutën dhe po ashtu votimi i mëpasshëm i qeverisë.

Ndërkohë, LDK-së dhe AAK-së do t’u bashkohet edhe partia e re, Vetëvendosja, e cila mban të njëjtin qëndrim.

Top Channel