Gaddafi i ri vodhi doktoraturën

01/03/2011 21:10

Për Saif Gedafin, kopja e doktoraturës, nuk do të ishte mëkati më i madh pas deklaratave të tij të forta në mbrojtje të të atit.

Akuza i vjen nga studentët e Universitetit London School of Economics të cilët kërkojnë heqjen e titullit “Doktor” që ai e mori në vitin 2008.

Zëdhënësi i shoqatës studentore tha se “ka dyshime të mëdha për tezen dhe kërkojmë një hetim të jashtëm”.

Universiteti u detyrua ta pranojë këtë pasi shoqata studentore zbuloi 16 pjesë plagjature në disertacionin e tij.

Sipas mediave, kjo nuk aq dhe e pabazuar, nëse i referohemi hetimeve që ka nisur presidenti i Universitetit Sër Hauard Dejvis.

Ai kishte pranuar në të shkuarën nga një fondacion të kontrolluar nga djali i udhëheqësit libian, 1.5 milionë stërlina, apo 1.7 milionë euro.

Për Dejvis nuk është aspak një moment i mirë.

Ai kish lavdëruar Saifin duke e cilësuar një figurë të moderuar dhe të pranuar nga qeveria libiane.

Sër Hauard pranoi se ndjehet keq, pasi ka dëgjuar deklaratat televizive të tij duke u betuar deri në burrin apo gruan e fundit, deri në plumbat e fundit.

Ai pohoi se ka gabuar duke pranuar financimin bujar nga Fondacioni Ndërkombëtar të Bamirësisë dhe Zhvillimit Gedafi, në 2009, një vit pasi Saif kishte marrë doktoraturën me temën “Roli i Shoqërisë civile në demokratizimin e institucioneve të qeverisjes globale”.

Deri tani nga Tripoli kanë mbërritur 300 mijë stërlina, 150 mijë nga të cilat të futura në punë për bursa studimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA