Shefi i ICO-së në Prishtinë, Piter Feith ka deklaruar se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës në seancën e votimit të presidentit dhe qeverisë së Kosovës.

“Jo, absolutisht nuk është shkelur Kushtetuta”, u është përgjigjur Feith interesit të gazetarëve.

Megjithatë, zyrtari evropian ka vlerësuar se nëse cështja shkon në Gjykatën Kushtetuese, atëherë i takon asaj të vendosë.

Deklaratën e tij Feith e ka bërë pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllavisha Petrovic.

Top Channel