Qeveria greke ka deklaruar se tani i takon Shkupit që të lëvizë përpara në lidhje me cështjen e emrit, pasi Athina nga ana e saj i ka bërë të gjitha lëshimet.

“Greqia po ofron propozime të realizueshme për tejkalimin e kontestit të emrit, për të cilat duhet të jepet përgjigje nga lidershipi në Shkup”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavekuras.

Sipas tij, qeveria maqedonase duhet të përqendrohet tek gjetja e një zgjidhjeje dhe jo të rihapë cështjet e viteve të kaluara.

“Greqia ka dorëzuar propozime të rëndësishme për një zgjidhje që mund të realizohet dhe që mund të na nxjerrin nga qorrsokaku”, ka pohuar Delavekuras.

Top Channel