Zelandë, nisin funeralet për viktimave

28/02/2011 15:55

Qyteti neozelandes i Kristçërçit ka nisur të varrosë viktimat e para të tërmetit shkatërrimtar, që goditi gjatë javës së shkuar zonën.

Shërbimi i parë funeral u mbajt për viktimën më të re të lëkundjeve të tokës, një bebe e quajtur Baxtor Gowland, e lindur gjatë muajit shtator 2010.

Në datën 22 shkurt, një tërmet me magnitutë 6,3 të shkallës rihter goditi qytetin e Kristçërçit, duke shkaktuar vdekjen e 148 viktimave. Deri tani, vetëm tetë prej tyre janë përgatitur për t’u varrosur.

Trupat e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë në rënoja për të mbijetuar, edhe pse do të ishte një mrekulli që një njeri të rezistonte për gjashtë ditë në ato kushte.

200 persona të tjerë janë shpallur të zhdukur dhe me pjesën më të madhe, ose të gjithë ata, që pritet të jenë të varrosur në rënoja, bilanci tragjik i tërmetit pritet të jetë rreth 350 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA