Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stevanovic ka deklaruar se Beogradi është gati të nisë bisedimet me Prishtinën dhe se pret që ato të fillojnë së shpejti.

Sipas Stefanovic, temat e rendit të ditës janë në hartim e sipër dhe ky proces do të vazhdojë derisa të caktohet data e fillimit të dialogut.

“Shpresojmë që problemet më të mëdha t’i zgjidhim në një afat sa më të shkurtër. Shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm se ne në Beograd i shohim ata si qytetarët tanë”, ka deklaruar Stefanovic.

Deklaratën e tij kryenegociatori e ka bërë në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar në Beograd me zyrtarët serbë.

Top Channel