Presidenti i Sllovenisë tha se vendi i tij është i shqetësuar dhe i pakënaqur nga mungesa e vullnetit të BE-së për zgjërimin dhe integrimin e vendeve të ish-Jugosllavisë.

Danilo Tirk i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e presidencës së Bosnjes, Nikolla Radmanovic.

Sllovenia është i vetmi vend i ish-Jugosllavisë që ka hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa Kroacia shpreson që të përfundojë sivjet bisedimet për anëtarësimin.

Shtetet e tjera, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ende nuk i kanë filluar bisedimet për anëtarësim.

Top Channel