Kryeministri Nikolla Gruevski është i vendosur ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme edhe nëse opozita e bojkoton këtë proçes.

Sipas Gruevskit, vendi nuk duhet të mbetet peng i liderit të opozitës Branko Cervenkovski, për të cilin tha se po tenton të pengojë mbajtjen e zgjedhjeve duke kërkuar përmbushjen e disa kushteve që nuk janë në kompetencë të qeverisë.

“Ftoj Cërvenkovskin të ndërpresë manipulimin e opinionit. Nga pesë kërkesat, katër i’a pranuam. Njërën nuk mundëm pasi është kompetencë e gjykatës. Mos të trillojë gjëra për të ikur nga zgjedhjet. E kam të qartë se frikësohet nga humbja, pro kjo është demokracia. Zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen dhe t’i jepet fund dëmit që Cërvenkovski i bën shtetit”, është shprehur Gruevski.

Ndaj deklaratave të kryeministrit ka reaguar partia opozitare LSDM e Branko Cervenkovskit.

Përfaqësuesit e këtij subjekti thanë se Gruevski po shpejton me zgjedhjet pasi është i frikësuar nga ulja e besueshmërisë së tij tek qytetarët.

Opozita u ankua se kryeministri nuk po merr parasysh kërkesat e tyre që janë në funskion të një proçesi zgjedhor demokratik.

Top Channel