KFOR nisi sot reduktimin e pranisë së saj në Kosovë, me shpërbërjen e Grupit Multietnik të Luftës, që deri më sot vepronte në veri të vendit.

Komandanti i trupave ndërkombëtare, gjenerali Erhard Byhler ka deklaruar se ky reduktim vjen si pasojë e përmirësimit të situatës së sigurisë.

Byhler ka saktësuar se aktualisht në Kosovë ndodhen 7500 ushtarë të huaj, ndërsa brenda disa javësh, sipas tij, do të mbeten vetëm 5500.

Komandanti ka hedhur poshtë mundësinë që gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi të ketë tensionim të situatës, por ka shtuar se KFOR është i gatshëm për cdo rast.

Top Channel