Itali, nis çështja ndaj Berlusconi-t

28/02/2011 15:30

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, nisi të procedohet sot në gjykatën e Milanos, por siç pritej, mungoi fizikisht në sallën e gjyqit.

Lajmi u raportua gjerësisht në shtypin italian dhe atë ndërkombëtar. Çështja e mashtrimit me taksat ndaj “perandorisë” Mediaset të Kryeministrit është e para nga tre betejat ligjore, me të cilat 74-vjeçari do të përballet në javët e ardhshme.

Gjyqi duhet të niste që në prill 2010, por u pengua nga një ligj që i garantonte Berlusconit një imunitet të përkohshëm. Ligji është hedhur poshtë pjesërisht, duke lejuar fillimin e çështjes.

Berlusconi do të nisë të gjykohet në muajin mars edhe për akuzat e marrëdhënieve seksuale me një prostitutë minorene dhe për abuzimin me pushtetin. Ai gjithmonë i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sipas Gjykatës së Milanos, ekzistojnë prova të mjaftueshme për të besuar se rrjeti Mediaset ka deklaruar me urdhër të pronarit të tij më pak fitime, në mënyrë që të krijonte një fond ilegal për fushatën e Berlusconi-t.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA