Egjipt, urdhër ndalimi për Mubarak-un

28/02/2011 15:20

Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit shpalli gjatë mesditës një urdhër që ndalon largimin nga vendi të ish-presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij.

Njëkohësisht, të gjithë asetet dhe llogaritë bankare të Mubarak-ut janë ngrirë. Sipas spekulimeve të medias, ai jeton në vilën e tij në Sharm el-Sheik, por gjendja shëndetësore është shqetësuese.

82-vjeçari nuk është parë më në publik që prej largimit të tij nga detyra, në 11 shkurt, pas protestave të dhunshme që zgjatën 18 ditë.

Besohet se Mubarak ka shfrytëzuar postin e tij si njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vjet, për të përvetësuar me miliarda euro nga buxheti i vendit të tij.

Ndonëse këto spekulime duhen provuar, sipas një artikulli të “Financial Times”, botuar disa ditë më parë, Mubarak mund të jetë njeriu më i pasur i planetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA