Britania e Madhe radikalizon qëndrim ndaj liderit libian duke mos e përjashtuar një ndërhyrje ushtarake.
Kryeministri David Cameron, duke folur për situatrën në Libi gjatë një seance parlamentare tha se:
“Ne nuk e përjashtojmë mundësinë e kapaciteteve tona ushtarake. Ne nuk do ta tolerojmë një rregjim i cili përdor forcat ushtarake kundër popullit të tij”.
Gjithashtu, Cameron theksoi se rregjimi i Moamer Gaddafi-t është ilegjitim dhe ka humbur mbështetjen e popullit, duke paralajmëruar se c’do veprim ushtarak kundër popullit libian nuk ka për t’u toleruar.
David Cameron u shpreh i gatshën që Britania e Madhe të udhëheqë presionin ndërkombëtar ndaj kolonel Gaddafi-t.
Deklarata e zotit Cameron është në vazhdën presionit të shtuar nga komuniteti ndërkombëtar ndaj liderit libian për t’u larguar nga sundimi 41-vjecar.
Kryeministri britanik gjatë seancës parlamentare ka folur edhe për evakuimet. “Deri më tani janë evakuar 600 britanikë me dëshirën e tyre për t’u shpërngulur nga Libia”, tha Cameron.
Ndërsa sekretari i Jashtëm britanik, William Hague duke folur nga Gjeneva, paralajmëroi Gaddafi-n se ai do të përballet me një ndërhyrje ndërkombëtare pasi është duke shkelur të drejtat e njeriut.
Top Channel