Ashton Kutcher, Jessica Alba dhe “Sex and the City 2”, fituan disa orë përpara ndarjes së çmimeve “Oscar”, çmimin “Razzie”, i cili i akordohet dështimeve më të mëdha kinematografike të vitit.
Regjizori Night Shyamalan fitoi çmimin aspak prestigjioz për të dytin vit radhazi, ndërsa filmit të tij “The Last Airbender” iu shtuan edhe vlerësimet për filmin më të keq, skenarin më të keq dhe aktorin më të keq joprotagonist.
Pas kritikave të shumta të ekspertëve, “Sex and the City 2” meritoi çmimin e serialit më të keq, kastit më të keq dhe aktores më të keqe, çmim i ndarë në mënyrë të barabartë midis katër aktoreve protagoniste.
Paraqitja e Ashton Kutcher në filmin “Killers” u vlerësua si më e keqja e vitit, ndërsa Jessica Alba, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herën e dytë, “u nderua” me vlerësimin e aktores më të keqe joprotagoniste, falë paraqitjes së saj në “Killer Inside Me”.
Top Channel