SHBA: Gati të ndihmojmë kundërshtarët e Gedafit
27/02/2011 17:50
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar ndihmë, në cfarëdo lloj forme që do t’iu kërkohet prej kundërshtarëve të Gedafit në Libi.
Duke folur për mediat ndërkombëtare, Sekretarja e Shteti, Hillari Klinton, tha se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë të gjithë kundërshtarët e Gedafit nëse do t’i kërkohet kjo gjë. Klinton tha gjithashtu se i gjithë komuniteti ndërkombëtar është në pritje të fundit të regjimit të kolonelit.
Deklarata e kryediplomates amerikane ka ardhur në kohën kur në terreni mbërrijnë informacione se manifestuesit kanë zbrapsur forcat e Gedafit duke përparuar me shpejtësi drejt Tripolit, kryeqytetit libian të kontrolluar nga koloneli.
Top Channel