Oman, protesta në Sohar, dy të vdekur

27/02/2011 13:15

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë që ka qëlluar me plumba gome për të shpërndarë turmën në Sohar (Oman).

Sipas dëshmitarëve, dy nga manifestuesit kanë vdekur.

Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e manifestuesve të cilët kanë qëlluar me gurë.

Demonstruesit kërkojnë reforma dhe për të dytën ditë rresht janë mbledhur në shesh.

Protesta të tjera po zhvillohen në Salalah, në jug të Omanit, ku manifestuesit kanë ngritur tenda në shesh që nga e premtja e kaluar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA