Ende pa nisur mirë nga detyra e re e Presidentit të Republikës, Behgjet Pacolli shkeli kushtetutën e vendit vetëm pak minuta pas zgjedhjes së tij.(UPDATE)

Ai mori pjesë në votimin e qeverisë së re të kryeministrit Hashim Thaci, dicka që bie në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, i cili parashikon se mandati i presidentit është i papajtueshëm me cdo mandat tjetër sic është edhe ai i deputetit.

“Neni 88 që ka të bëjë me presidentin që ka qenë deputet para se të zgjidhej president, nuk shkruhet në mënyrë taksative se ka të drejtë apo jo të votojë. Kjo do të thotë që nëse dicka nuk ndalohet në mënyrë taksative, atëherë mund të interpretohet edhe se është e lejueshme. Pas dhënies së betimit të presidentit është dashur që të udhëzohet se nuk duhet të votojë”, deklaron Mazllum Baraliu, ish-kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së.

Bashkë me këtë Presidentit Pacolli i ngarkohen tre shkelje të Kushtetutës. Megjithatë vetë presidenti Pacolli u shpreh i gatshëm të përballet me Gjykatën Kushtetuese të vendit për këtë shkelje.

Top Channel