Afganistan, 10 viktima nga bombat
27/02/2011 13:30
Të paktën dhjetë persona, midis të cilëve dy policë, kanë vdekur sot nga shpërthimi i dy bombave afër një grupi personash që po ndiqnin një betejë qensh në jug të Afganistanit.
Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.
“Kanë vdekur tetë civilë dhe dy agjentë policie”, tha zëdhënësi Zemaray Bashary.
Atentati ka ndodhur në distriktin e Arghandab, në provincën e Kandaharit që është një bastion i rebelëve talebanë të jugut.
Top Channel