Gjigantët italianë të prodhimit të automieteve, FIAT, bënë të ditur se kanë ndërmend të prodhojnë 300 mijë makina në vit në territorin rus.
Vetëm disa ditë më parë, kompania pati disa probleme me prodhuesin e saj në Itali, mosmarrëveshje që bashkuar me krahun e shtrenjtë të punës dhe krizën ekonomike, bënë që kompania të merrte vendimin e zhvendosjes.
FIAT, një kompani e specializuar në prodhimin e makinave familjare, kamionçinave, furgonave dhe makinave të lehta komerciale, e bëri të ditur lajmin nëpërmjet një komunikate, në faqen zyrtare.
Një marrëveshje me Ministrinë Ruse të Industrisë është arritur. Sipas ekspertëve, përveçse një lëvizje me qëllime ekonomike, kjo është edhe një lëvizje strategjike e kompanisë italiane.
Tregu rus i automjeteve është një prej tregjeve më dinamikë dhe me rritjen më të shpejtë në botë. Aktualisht, Rusia është vendi me tregun e dhjetë më të madh të automjeteve, por në 2020-n, sipas një studimi, ata do të jenë tregu i gjashtë.
Top Channel