Mbyllet ambasada britanike në Tripoli

26/02/2011 21:20

Britania e Madhe ka ndërprerë përkohësisht aktivitetet e ambasadës së saj në Tripoli.

Personeli është evakuuar nga udhëtimi i fundit i charter-it të organizuar nga qeveria që është ngritur për në Gatwick me 53 persona në bord.

Ndërkohë dy avionë të Raf Hercules C-130 kanë shpëtuar 150 punëtorë të huaj nga shkretëtira libiane.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox.

Avionët që kanë në bord vetëm britanikë, kanë arritur Maltën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta