Shefi i OKB-së, Ban Ki Mun gjatë fjalës së tij para Këshillit të Sigurimit të organizatës, ku u diskutua situata në Libi, raportoi se në vendin afrikano-verior ka patur tortura në masë, vrasje e krime të tjera që shkelin rëndë të drejtat e njeriut.
Sekretari i Përgjithshëm kërko nga vendet anëtare kërkoi ndalimin e menjëhershëm për ndalimin e dhunës dhe se për këtë një duhet të luanin rolin e tyre edhe vendet anëtare të KS-së.
Fjalimi i tij u mbajt kur në televizionet ndërkombëtare qarkullonte fjalimi i liderit libik, Muamar Gedafi, drejtuar mbështetësve të tij, për të ‘mbrojtur kombin nga tradhëtarët’.
Ndërkohë, ditën e sotme pritet miratimi i një sërë sanksionesh ndaj Libisë. Në to përfshihet embargo e armëve, bllokimi i llogarive bankare të Gedafit dhe familjarëve të tij dhe kufizimi i udhëtimeve për zyrtarët vendas.
Top Channel