Brenda dy ditësh NATO do të mbyllë fazën e reduktimit të trupave të saj në Kosovë, të cilat do të jetë vetëm pesë mijë njësi.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, të cilat i referohen një komunikate për shtyp të shpërndarë nga komanda e KFOR-it.

Sipas këtij njoftimi, ditën e hënë KFOR do të shpërbëjë Grupin Shumëetnik të Luftës, që vepron në veri të Kosovës, i cili do të zëvendësohet nga trupat e Forcës së Përbashkët Rajonale.

Në të ardhmen, të gjitha operacionet e NATO-s në Kosovë do të drejtohen nga shtabi kryesor në Prishtinë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel