Irlandë, zgjedhjet, 70 përqind pjesëmarrja
26/02/2011 04:15
Rreth 70 përqind e irlandezëve me të drejtë vote u janë drejtuar ditën e premte kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit e tyre të ardhshëm.
566 kandidatë për deputetë, kontestojnë procesin zgjedhor, rezultatet e të cilit pritet të dalin në orët e pasditës së sotme.
Sondazhet parashikojnë një koalicion qeverisës mes qendrës së djathtë dhe të majtëve të gjelbër.
Pjesëmarrja e regjistruar në votim është më e lartë se ajo e vitit 2007, kur morën pjesë 62 përqind e votuesve.
Top Channel