Franca “kontrollon” të ardhurat e Gheddafi

26/02/2011 21:00

Franca ka vendosur që të vendosë nën “vëzhgim” të ardhurat e Muammar Gheddafi dhe të afërmve të tij.

Në veçanti, në një shënim të Tracfin, autoriteti i Ministrisë franceze të Financave, autoritetet u kanë kërkuar të gjithë operatorëve financiarë të shënojnë çdo lëvizje të dyshimtë të të mirave të liderit libian dhe të rrethit të tij.

Parisi kishte aktivizuar të njëjtën proçedurë edhe ndaj ish presidentit egjiptian Mubarak dhe presidentit tunizian Ben Ali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta