Francë, alarm për bombë në Paris
26/02/2011 10:20
Kullat Eiffel dhe Montparnasse në Paris janë evakuar mbrëmjen e djeshme pas një telefonate anonime që sinjalizonte praninë e një bombe tek të dyja objektet.
Dy telefonatat, që erdhën nga një kabinë publike rreth orës 20:00, bënë që forcat e policisë të boshatisin menjëherë dy kullat.
Rreth 1700 persona u evakuan nga kulla Eiffel, e cila ka qëndruar e mbyllur përgjatë gjithë mbrëmjes.
Ndërsa në kullën Montparnasse janë evakuar rreth 300 vetë, e cila ndryshe nga objekti tjetër u hap sërish rreth orës 22:30.
Top Channel