Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton, ka deklaruar se BE po zhvillon konsultimet e fundit lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ne po kryejmë raundin përfundimtar të konsultimeve dhe presim që pas këtij raundi dialogu të fillojë në javët e ardhshme”, ka deklaruar Kocijancic për “REL”.

Nga ana e saj, Prishtina zyrtare është shprehur gati për nisjen e bisedimeve, me emërimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri si drejtuese të delegacionit kosovar.

Ndërsa Beogradi emëroi pak kohë më parë Borko Stefanovic, koordinator në Ministrinë serbe të Punëve të Jashtme, duke lënë të kuptohet se të paktën fillimi i bisedimeve nuk ka shumë rëndësi.

Disa herë pala serbe ka shprehur ambicjen që pas cështjeve teknike të bisedohet edhe për statusin, por qeveria e Kosovës ka deklaruar se temë bisedimesh do të jenë vetëm cështjet praktike.

Top Channel