Zvicra ngrin llogaritë e Gedafit
25/02/2011 02:20
Zvicra ka ngrirë të gjitha llogaritë që kanë lidhje me liderin e Libisë, Muamar Gedafi dhe të afërmit e tij.
Lajmi njoftohet nga Ministri i Jashtëm zvicerian që saktëson se masa është ndërmarrë për shkeljen e të drejtave themelore të njeriut që lideri i Libisë po kryen gjatë protestave të opozitës në vend.
Këshilli Federal, thuhet në komunikatën e autoriteteve helvete, dënon fort dhunën e ushtruar kundrejt protestesve.
Top Channel