Tunizi, të shtëna dhe gaz lotësjellës
25/02/2011 21:55
Të shtëna në ajër me qëllim trembjen dhe bomba me gaz lotësjellës janë përdorur nga forcat e sigurisë për të shpërndarë manifestuesit në Tuniz.
Protestuesit ishin mbledhur përpara selisë së Ministrisë së Brendshme dhe përpiqeshin të kapërcenin muret e ndërtesës qeveritare.
Persona të shumtë, shumica e të cilëve studentë, u mblodhën sot në sheshin e kryeqytetit tunizian për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mohammed Ghannouchi, i cili ndodhet në këtë post që prej regjimit të Ben Ali.
Top Channel